29 Mars 2024

Numri i të infektuarve me koronavirus arrin në 3 milionë, fillon rënia

Prishtinë, 27 prill - Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri Covid 19 në mbarë globin ka arritur në 3 milionë, përderisa numri i të vdekurve ka tejkaluar shifrën mbi 206 mijë.

Mirëpo statistikat e fundi tregojnë së kanë filluar në përgjithësi në mbarë botën të bien rastet e infektimeve dhe rastet e vdekjeve. Ndërsa numri i të shëruarve në gjithë botën ka arritur shifren mbi 877 mijë.
 
Shtetet e Bashkuara kanë numrin me te madh të te infetkuarve ku shifratt arrijn afer 1 milionë dhe po ashtu edhe numrin me të madh të viktimave nga koronavirusi  me mbi 55 mijë vdekje.

Por ditëve të fundit edhe në SHBA ka një rënie si të infektuarve po ashtu edhe të vdekurve nga ky virus.

Njësoj edhe Italia, Britania e Spanja, Franca kanë shënuar një bilanc pozitiv diteve të fundit.

Pandemia e koronavirusit në Francë u ka marrë jetën 22,856 qytetarëve, por gjatë ditëve të fundit është shënuar një rënie e ndjeshme e viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 242 viktima dhe 612 raste të reja. Në të gjithë vendin janë mbi 162 mijë të infektuar.

Edhe numri i pacientëve në rradhët e terapisë intensive, gjatë 24 orëve është reduktuar me 43 ku gjithsej janë 4,682. Në total numri i pacientëve të shtruar në spital është 28,217.

Edhe nga Italia pati lajme të mira sot. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 260 viktima, shifër kjo që nuk shënohej prej datës 14 mars e deri në vazhdim ku nurmi i viktimave në 24 orë ka qenë mbi 300 persona.

Dita e sotme ka regjisturar dhe 2,324 raste pozitive më shumë. Nurmi total i viktimave ka arritur më 26,644 dhe i të infektuarve 197,675.

Britania ka raportuar ditën e sotme 431 viktima që lidhen me Koronavirusin duke e bërë këtë numër shifrën më të ulët të viktimave në muajn mars në Ishull. Numri total i viktimave ka shkuar në 20732.

Në Spanjë as 42 ditësh izolim të plotë, më shumë se 6 milionë të mitur nën moshën 14-vjeçare, u lejuan të dalin jashtë për një shëtitje 60 minutëshe dhe panorama e zymtë e qyteteve ndryshoi.

Të shoqëruar nga prindërit dhe me maska, fëmijët nxorën lodrat nga shtëpia, e megjithatë ishin të detyruar të mos i ndanin me shokët, apo moshatarët e tjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)