20 Prill 2024

Numri i të infektuarëve në gjithë globin arrin 2 milionë

Prishtinë, 15 prill - Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi Covid-19 në të gjithë botën arrin shifrën 2 milionë.

Të vdekur nga koronavirusi deri tash janë rreth 126 mijë, përderisa numri i të shëruarve është mbi 479 mijë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në ShBA, e cila është kthyer në qendër të epidemisë, me 25,839 vdekje dhe 610,234 pacientë deri më tani.
 
Ndërsa në Itali numri i viktimave u rrit në 21 mijë e 067. Janë diagnostikuar edhe 3 mijë e 153 raste të reja dhe numri i personave të infektuar u rrit në  162 mijë e 488.

Numri i vdekjeve nga epidemia e Covid-19 në Spanjë u rrit me 567 në 24 orët e fundit dhe arriti në 18 mijë e 56.

Në Francë, humbjet e jetëve nga epidemia e Covid-19 shënoi rritje me 574 në 24 orët e fundit dhe arriti në 14.967.

Në Angli, numri i të vdekurve nga epidemia e Covid-19 u rrit me 778 gjatë 24 orëve të fundit dhe arriti në 12.107.

Në Belgjikë, ku 4 mijë e 157 njerëz vdiqën për shkak të virusit, numri i rasteve u rrit me 530 në 24 orët e fundit dhe arriti në 31 mijë e 119.

Në Holandë gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve nga epidemia u rrit me 122 dhe arriti në 2 mijë e 945, ndërsa numri i rasteve u rrit me 868 dhe arriti në 27.419.

Qeveria e Austrisë, e cila gradualisht ka zbatuar masa të rrepta që nga 25 shkurti e këtej, kur virusi u zbulua për herë të parë në këtë vend, me uljen e shkallës së transmetimit të virusit deri në 2 për qind lejoi hapjen e disa bizneseve. 

Në këtë vend, ku synohej që shumica e vendeve të punës të hapen në 2 maj, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi u njoftua si 384, ndërsa numri i rasteve të infektimit 14 mijë e 159.

Një vend tjetër evropian që filloi të zbusë masat e marra në luftën kundër shpërthimit të Covid-19 ishte Çekia. Nga dje në Republikën Çeke u lejua edhe udhëtimi.

Në këtë vend, ku situata emergjente është zgjatur deri në fund të prillit, njerëzit që udhëtojnë jashtë vendit do të duhet të respektojnë procesin e karantinës 14-ditësh kur të hyjnë në vend.

Humbja e jetëve në këtë vend u njoftua si 144, ndërsa numri i rasteve është 6 mijë e 59.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)