18 Prill 2024

Një delegacion shëndetësor nga Kosova qëndron në Bruksel

Bruksel, 25 mars - Me ftesë të Komisionit Evropian dhe Zyrës së Regjionit Veneto në Bruksel përmes Zyrës së Komisionit Evropian në Prishtinë,  nga data 21 deri më 26 mars në Bruksel po qëndrojnë për një vizitë studimore një delegacion shëndetësor nga Kosova në përbërje:  Merita Berisha nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Arianit Jakupi nga Ministria e Shëndetësisë, Frederik Çuperjani nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës si dhe Haxhi Avdyli nga Qendra për Hulumtime Shëndetësore.

Qëllimi i kësaj vizite ishte familjarizimi i pjesëmarrësve me politikat dhe programet e BE-së në shëndetësi, procesin e politikë-bërjes shëndetësore, qasja më e lehtë dhe e drejtpërdrejtë në fondet e BE-së, rritjen dhe mundësinë për qasjen e pacientëve me barna gjenerike, shkëmbimi i informatave të ndërsjella dhe krijimi e lidhjeve të reja të bashkëpunimit .

Gjate këtyre ditëve ata zhvilluan takime me autoritetet e Departamentit për Shëndetësi dhe konsumatorë DG-SANCO, Këshillin Evropian për çështje ekonomike dhe sociale –EESC, Departamentin për regjione si dhe në Zyrën e Regjionit të Venetos në Bruksel, e cila ishte organizatori i kësaj vizite. Po ashtu është realizuar edhe një vizitë në Parlamentin Evropian ku delegacioni kosovare është njoftuar me punën e këtij institucioni si dhe është vizituar Zyra e veçantë e Komisionit Evropian (EU Enlargement Health) për Kosovën.

Pjesëmarrësit nga Kosova kanë marrë pjesë në Bruksel në debatet që kishin të bënin me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve, programet e BE-së për Ballkanin Perëndimor, për qëndrueshmërinë e tregut evropian të barnave, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)