28 Mars 2024

Nis ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Çifllak

Rahovec, 26 gusht - Sot, në fshatin Çifllak të komunës së Rahovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi,  zv. Ministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, nënkryetari Fatmir Iska, drejtori i shëndetësisë Samir Mustafa,  drejtori i financave Afrim Limani dhe banor të këtij fshati.

Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryetari i komunës, Smajl Latifi u shpreh se një projekti i tillë në këtë fshat ka qenë i domosdoshëm të ndërtohet dhe se banoret e kësaj ane, do të kenë qasjen e tyre më të lehtë në shëndetësi, si një sektor jetik për mirëqenien e qytetarëve.

Vlera e projektit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, buxhetit të komunës së Rahovecit do ti kushtoj 82,996.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)