23 Prill 2024

Nesër nis vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike

Prishtinë, 15 prill - Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një njoftimi ka njoftuar se më 16 prill në Kosovë do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike.

“Për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, është duke vazhduar vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare dhe i profesionistëve shëndetësorë.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Autoritetet kanë thënë se do të pranohen edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)