24 Prill 2024

Nesër ndahen certifikatat për trajnimin e Kujdesit Efektiv Perinatal

Prishtinë, 11 nëntor - Pas dhjetë ditë trajnimi nën përkujdesjen e katër ekspertëve ndërkombëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pjesëmarrësit e kursit të Kujdesit Efektiv Perinatal (KEP), do t’i marrin nesër certifikatat e pjesëmarrjes në këtë aktivitet të mbajtur në Klinikën Gjinekologjike- Obstetrike të QKUK-së.

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre certifikatave, do të marrë pjesë edhe Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj, përfaqësues të OBSH-së, QKUK-së dhe subjekteve të tjera mbështetëse të këtij aktiviteti.

Pakoja trajnuese e zbatuar gjatë dhjetë ditëve në Kujdesin Efektiv Perinatal kishte për qëllim ngritjen e shkathtësive profesionale teorike e praktike të mamive, obstetër-gjinekologëve, neonatologëve dhe infermierëve pediatrikë kosovarë në kujdesin obstetrik dhe neonatologji dhe në një numër fushash të kujdesit të veçantë siç është pre –eklampsia, hemorragjitë post-partale, asfiksia perinatale dhe kontrolli i infeksionit.

Ky trajnim  është në kuadër të projekteve të përbashkëta të tri agjencioneve të Kombeve të Bashkuara (WHO, UNICEF dhe UNFPA) -Përmirësimi i shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë, i financuar nga Qeveria e Luksemburgut dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)