20 Prill 2024

Nesër fillojnë “Ditët e Infermierisë Familjare”

Prishtinë, , 21 shtator - Me moton “Ofrimi i cilësisë në shërbim të bashkësisë-Infermieria udhëheq kujdesin kronik” nesër dhe pasnesër në Ferizaj do të zhvillohet takimi i  pestë punues “Ditët e Infermierisë Familjare”, organizuar nga Qendra e Edukimit të Vazhdueshëm Infermierik (QEVI) në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky takim tashmë tradicional, që do të mbahet në kuadër të planit të punës së QEVI-t, ka për qëllim ngritjen e cilësisë dhe arritjen e standardeve të përkujdesjes shëndetësore në Kujdesin parësor Shëndetësor dhe implementimin e njohurive dhe shkathtësive të infermierëve në komunitet.

QEVI synon arritjen e këtyre objektivave bazuar në Ligjin për Shëndetësi të Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ të Vazhdueshëm Profesional.

Në këtë takim punues, në hapje të cilit do të jenë edhe zyrtarët e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, marrin pjesë kryeinfermierët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), koordinatorët mjekë dhe infermierë të Qendrave Trajnuese të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe trajnerë të infermierisë familjare.

Takimi ka për qëllim gjithashtu edhe zhvillimin e aftësive të infermierëve në edukimin modern, transferin e mirë të njohurive dhe shkathtësive të mësuara duke përdorur teorinë dhe praktikën dhe duke rritur vetëbesimin në lehtësimin e marrjes së vendimeve.

Takimi është dy ditor (22 dhe 23 shtator 2010)dhe do të mbahet në restorantin  “Ujëvara” në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)