16 Gusht 2018

Neonatologjia e QKUK-së bëhet me ultrazë për ekzaminim të foshnjave

Prishtinë, 1 qershor - Klinika e Neonatologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nga sot do të  ketë një aparat ultra sonografi ( ultrazë) i cili do të lehtësoj diagnostifikimin e foshnjave të porsalindura.

Me rastin e  dorëzim- pranimit të këtij donacioni,  Ministri i Shëndetësisë, z. Uran Ismaili, falënderoj donatorët, duke shtuar se ky donacion është i mirëseardhur për Klinikën e Neonatologjisë.

Ai mes  tjerash tha se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim edhe me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, po punon intensivisht që të bëhen përmirësime të vazhdueshme.

Ministri Ismaili theksoi se gjatë këtij viti do të blihen aparatura dhe do të ketë përmirësime në infrastrukturë, e që do të lehtësojnë punën e stafit shëndetësorë, i cili edhe pse në kushte të vështira  po japë kontribut të madh.

Në anën tjetër, Robert Wright, drejtor i Raiffeisen Bank për Kosovë, theksoi në fokus të Bankës janë edhe ndihmesat dhe donacionet në fusha të ndryshme.  Z. Ëright, potencoi se në fillim kanë qenë të fokusuar në investimet në fushën e sportit dhe kulturës, përderisa tani më shumë do të përkrahin shëndetësinë.

Dr. Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, vlerësoj shumë të rëndësishëm këtë donacion, duke theksuar se përmes tij do të bëhet më i lehtë diagonstimi i patogjive të ndryshme tek foshnjat e porsalindura.

Përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë tha se përmes këtij donacioni po përmbushet njëra prej qëllimeve që ka Aksioni, përmirësimin e shëndetit të nënave dhe foshnjave.

Për rëndësinë dhe lehtësimin që do të bëhet përmes punës më këtë ultrazë, foli edhe ud. Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, dr. Xhevdet Gojnovci. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Kolegjit ISPE mban konferencën e radhës për media ku do të prezantohen fakte të shkeljeve të rënda ligjore  nga Ministri aktual  i MASHT-it dhe Bordi i AKA-së. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar “Anibar”, mbahet panel diskutimi me temën “Sfidimi i stereotipeve gjinore përmes animacionit”.  (Shtëpia e Kulturës në Pejë, ora 17:00)

- Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar. (Parku Karagaq në Pejë)