19 Prill 2024

Nënvlerësimi i virusit i rrezikshëm sa edhe vetë virusi

Prishtinë, 10 prill - Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrat në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilja Redzepi, vizituan tri komuna të Kosovës, atë te Lipjanit, Ferizajt dhe Vitisë.

Mirëseardhje i pari u uroi kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti. Komunat në vendin tonë në njërën anë po përballen me pandeminë COVID-19 dhe pasojat e saja ekonomike e shoqërore, kurse në anën tjetër edhe me ujin e pijshëm, ku nëpër shumë sosh nuk është i rregulluar tërë furnizimi.

Kryeministri Kurti ka thënë se në këtë kohë e tërë vëmendja e institucioneve duhet të jetë tek luftimi i virusit Corona.

"Nuk duhet ta nënvlerësojmë virusin e kësisoj të na rritet vetëbesimi se nuk do të prekemi a se nuk do të na bëjë dëme. Ky virus është shumë i rrezikshëm edhe për shkak se është i padukshëm", ka theksuar Kurtii.

Në Ferizaj, delegacioni u prit nga kryetari i Komunës Agim Aliu dhe stafi emergjent. Të gjithë qytetarët, sikurse edhe institucionet janë duke u solidarizuar me ata më në nevojë. Të gjithë po i dalim në ndihmë njëri-tjetrit që virusin ta luftojmë me sa më lehtësi.

Në komunën e cila u prek e para, atë të Vitisë, momentalisht janë katër raste aktive, kurse tri të tjera janë shëruar. Po bëhen një muaj nga rasti i parë që u shënua në Kosovë e që është pikërisht në këtë komunë, dhe masat e marra nga komuna shihet qartë se janë shumë efikase meqenëse numri nuk është rritur.

Po punojmë për më të mirën e urojmë që ajo të ndodh. Ndihma qytetare është e pashmangshme, andaj na ndihmoni duke:

Qëndruar në shtëpi!

Qëndruar pastër!

Qëndruar në distancë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)