23 Prill 2024

Nëntëmbëdhjetë të prekur nga koronavirusi


Prishtinë, 17 mars - Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për dy raste të reja me koronavirus në Kosovë.

MSH dhe IKP kanë thënë së deri tash janë konfirmuar nëntëmbëdhjetë raste të infektimit me koronavirus, nga 284 raste të testuara si të dyshuara.

Dy rastet e fundit janë nga komuna e Gjakovës dhe bëhet fjalë për një 54 vjeçar dhe një 49 vjeçare të kthyer nga Gjermania.

Më herët gjatë pasdites, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha në një konferencë me gazetarë se 10 nga të prekurit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë, ndërsa të tjerët në kushte shtëpie. Gjendja e të infektuarve sipas tij, është e qëndrueshme.

Në kuadër të masave për parandalimin e zgjerimit të këtij virusi komuna e Prishtinës u përfshi sot në një aksion të gjerë të pastrimit të rrugëve.

Autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e shtimit të masave. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, takoi komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, për të kërkuar rritjen deri në maksimum të shkallës së gatishmërisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ndihmë të parandalimit, përballjes dhe tejkalimit të krizës. Ngritja e kësaj shkallë është hapi i fundit para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)