19 Prill 2024

Nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e Spitalit në Prizren në kundërshtim me Ligjin

Prishtinë, 30 tetor - Që nga shpallja e tenderit 5 milionësh për ndërtimin e Spitalit për Nënën dhe Fëmijën në Prizren në korrik të 2019-tës e deri tek nënshkrimi i kontratës me kompaninë “Hidroterm” pronë e ministrit Blerim Kuçi në shtator të 2020-tës, SHSKUK dhe OSHP kishin marrë vendime kontraverze, të cilat ishin të ndryshme nga vendimet e tyre të mëparshme.

Për më tepër,  KDI ka gjetur se nënshkrimi i kontratës është bërë në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, pasi që kontrata është nënshkruar vetëm gjashtë (6) ditë pas publikimit të njoftimit për dhënie të kontratës,  përkundër që Ligji për Prokurimin Publik (neni 26 pika 4.1) specifikon që nënshkrimi i kontratave publike bëhet së paku dhjetë(10) ditë pas publikimit të njoftimit për dhënie të kontratës.

Para se të ipej tenderi, KDI më 28 gusht i është drejtuar Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe ka kërkuar sqarime nëse dhënia e tenderit kompanisë “Hidroterm” përbën konflikt të interesit. Deri më sot, KDI nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)