16 Tetor 2019

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Pejë, 26 shtator -  Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 03:15, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  Z. Ll , i lindur më 1942.

I burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

Z. Ll, po vuante nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive.

I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vrasje e rëndë.

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)