28 Mars 2024

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Pejë, 14 qershor - Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri,  me inicialet  I. A , i lindur më 1992.

I burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë. 

I. A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë,  akuzohej për Veprën  Penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)