23 Prill 2024

Në SHBA, Kanada dhe Evropë përhapet virusi i gripit H3N2

Washington, 9 janar - Në mesin e stinës së dimrit, Hemisfera Veriore ka hyrë në fazën e shpeshtimit të rasteve të gripit.

Virusi i gripit H3N2 i tipit A është përhapur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, kurse në Kinë po përhapet tipi B.

 Edhe në Evropë numri i të infektuarve me gripin H3N2 të tipit B e tejkalon atë të tipit A. Ndërsa po afron faza kulmore e prekjes nga gripi, vaksinimi është mjeti më i mirë i parandalimit.

Në ditët e sotme, moti i ftohtë dhe me dëborë në Hemisferën Veriore ka sjellë dobësimin e imunitetit të njeriut, gjë që lehtëson prekjen nga virusi i gripit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumica e njerëzve që vuajnë nga gripi sezonal nuk kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe ethet dhe simptomat e tjera mund të lehtësohen brenda një jave, por gripi mund të sjellë kërcënime serioze dhe madje fatale në disa grupe me rrezik të lartë. Gripi mund të trajtohet me ilaçe antivirale, siç është "Tamiflu", por mjeti më efektiv për ta parandaluar është vaksina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)