13 Gusht 2020

Në QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme po trajtohen 270 pacientë me Covid-19

Prishtinë, 8 korrik - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se bazuar në raportet 24 orëshe nga klinikat e QKUK-së, por edhe 7 spitalet e përgjithshme,  janë duke u trajtuar 270 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Në klinikat e QKUK-së, ka 186 pacientë, prej tyre në Infektive 107 raste, nga to 55 me oksigjenoterapi dhe  2 raste në mjekimin intensiv me gjendje të rënduar.

Në mjekësi sportive janë 15 pacientë, prej tyre 2 të intubuar, në Klinikën e Pulomologjisë 34 rastë të konfirmuara me Covid-19, që të gjitha me oksigjenoterapi.

Në Spitali  e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirkuar me Covid-19, në Gjakovë, 19, në Pejë 29 raste në Ferizaj 5 raste, në  Gjilan 5 raste, në Spitalin e Mitrovicës 3 raste dhe në Vushtrri 1 rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)