25 Shtator 2021

Në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK filloi dhurimi vullnetar i gjakut

Prishtinë, 26 korrik -  Me aktivitetin  koordinues  të Departamentit të Mjekësisë, në kuadër të bashkëpunimit   në mes të  Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Qendrën  Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), sot në Ministri të Mbrojtjes filloi dhurimi vullnetar i gjakut.

Personeli i Ministrisë, si ai civil dhe ushtarak çdo herë ju kanë përgjigjur pa hezitim këtij aksioni,  të vetëdijshëm se dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh një jetë, të ndihmohen pacientët në nevojë të Republikës së Kosovës.

Sigurisht se ky aksion në kohën e pandemisë që po kalon edhe vendi jonë,   merr një rëndësi edhe ma të madhe sepse  dhurimi gjakut nga çdo vullnetar, është një akt i dobishëm dhe fisnik.

Edhe pse në vlugun e pushimeve vjetore dhe fazës së vaksinimit të personelit, në ditën e parë të aksionit  u grumbulluan doza të konsiderueshme të gjakut, që nga punëtoret e QKKTGJ-së u shpreh kënaqësi dhe vlerësim i lartë për gatishmërinë e treguar.

Aksioni i dhurimit  vullnetar të gjakut  do të vazhdojë  edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni vullnetar  i dhurimit të gjakut është aktivitet i planifikuar në Ministri dhe FSK dhe  mbahet dy herë në vit.

Por jo vetëm kaq, pjesëtarët e FSK-së  kanë qenë çdo herë  të gatshëm që t’u përgjigjen  kërkesave të QKKTGJ-së  edhe për nevojat sporadike të rasteve  më të posaçme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)