04 Qershor 2020

Në Kosovë shtohen edhe 6 raste te reja me koronavirus

Prishtinë, 3 prill - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot janë të shëruar edhe gjashtë pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është gjashtëmbëdhjetë (16).

Falënderojmë Klinikën Infektive dhe stafin e profesionistëve për shërimin e pacientëve.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar.

Nga data 08.02.2020 deri me 03.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 132 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 3 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.074.290 raste të COVID-19 dhe 56.989 raste të vdekjes.

Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (265.506), Italia (119.827), Spanjë (117.710), Gjermani (89.838), Kina (81.620), Francë (59.105), Irani (53.183), Mbretëri të Bashkuar (38.168), Zvicër (19.606), Turqi (20.921), Belgjikë (16.770), Holandë (15.723), Austria (11.489), duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.613), Serbi (1.476), Kroaci (1.079), Slloveni (934), Maqedoni e veriut (430), Shqipëri (304) dhe Mali i Zi (174).

Deri me 3 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (14.681), Spanjë (10.935), Francë (5.387), Mbretëri të Bashkuar (3.605), Holandë (1.487), Belgjikë (1.143), Gjermani (1.230), Zvicër (591), Turqi (425), Austri (168), Danimarkë (139), Poloni (65), Greqi (59), Serbi (39), Hungari (26), Luksemburg (31), Slloveni (20), Shqipëri (17), Bullgari (14), Maqedoni e veriut (11), Kroaci (8) dhe Mali i Zi (2). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020 - Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)
  
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
  
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 12:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)

-  Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 13:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 15:30)