19 Mars 2024

Në Kosovë rriten rastet me koronavirus, shtohen edhe 178 raste pozitive

Prishtinë, 5 korrik - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se dje janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Po sot sipas IKSHPK-së janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash. 

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

"Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura", thekson IKSHPK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)