23 Prill 2024

Në Kosovë nuk ka raste të reja me koronavirus

Prishtinë, 19 mars - Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka folur rreth masave që i kanë ndërmarr për parandalimin e koronavirusit.

Ai konfirmoi se numri i të infektuarve në Kosovë mbetet 20, dhe se disa teste që janë kryer gjatë orëve të mbëmjes së datës 18 mars kanë rezultuar negative.

“Nga 13 persona që janë të shtruar, gjendja e tyre është stabile, me përjashtim të njërit prej pacientëve – më të moshuarit – që po asistohet me oksigjen terapi kohë pas kohe, por nuk është në gjendje të rëndë. Pacientët tjerë janë duke marrë një trajtim mjekësor mbështetës dhe janë në gjendje stabile”, ka thënë Vitia.

Andaj tha se kanë porositur këto lloj barnash që të sigurojnë për të gjithë pacientët e prekur nga koronaviruasi.
 
Deri më tani sipas tij në IKSHPK, janë testuar mbi 320 mostra të dyshuara me COVID-19, dhe 20 prej tyre janë konfirmuar.

Vitia ka bërë të ditur se në stokun e mikrobiologjisë molekulare janë edhe rreth 1,000 teste dhe pardje janë porositur edhe 7,000 tjera që vijnë në fillim të javës që vjen.

Por ndërkohë sipas tij është përgatitur kërkesa për porositjen edhe të testeve shtesë.

"Kemi siguruar edhe një aparat tjetër për realizimin e testeve në kohë reale, që vjen nesër."

"Informatat nga QKUK-ja janë se gjendja e të prekurve që po trajtohen aty, që janë 13, është stabile, me përjashtim të pacientit më të moshuar që po trajtohet herë pas here me oksigjen".

"Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë", ka theksuar Vitia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)