25 Prill 2024

Në Klinikën e Endokrinologjisë për herë të parë vendoset pompa e insulinës

Prishtinë, 5 dhjetor  -  Në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë  tek pacienti Ilir Koci, është vendosur pompa e parë e insulinës. Vendosjen e pompës e bëri drejtoresha e kësaj klinike. Pompa e insulinës është donacion dhe vendoset tek pacientët me Diabetin Tip 1.

E pranishme gjatë vendosjes ishte dhe përfaqesuesja e kompanisë  nga Kroacia, e cila ka vëzhguar nga afër këtë punë.  Pompa e insulinës imiton mënyrën e sekretimit të insulinës nga pankreasi. Marrja e insulinës në sasi precize përmes saj e mundëson arritjen e  HbA1C( vlera mesatare e sheqerit në gjak për tre muaj). Pompa është  ideale dhe ulë rrezikun e paraqitjes së hipo apo hiperglikemisë si dhe parandalon shfaqjen e komplikimeve nga diabeti.

PS:

Pacienti është publikuar me vetëdëshirë, me miratim dhe pëlqim nga ana e tij!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)