23 Prill 2024

Në kardiokirurgjinë e QKUK-së, pacientit 63 vjeçar i shpëtohet jeta

Prishtinë, 14 gusht - Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer një ndërhyrje e komplikuar, ku një pacienti i rrezikoj jeta si pasojë e komplikimeve shëndetësore në zemër.

Zyra për Informim e QKUK-së njofton se pacientit B.Z (1954) nga Podujeva, i është bërë Bypassi dhe endarterectomy e arteries karotide të djathtë, pra procedurë e pastrimit dhe rikonstruktimit të arterieve që e furnizojnë me gjak trurin.

"Pra, ndërhyrja përveçse ka shpëtuar në aspektin kardiokirugjik ka parandaluar  edhe sulmin e mundshëm në tru që njihet si insult cerebral", thuhet në një komunikatë të QKUK-së.

Ndërhyrje të tilla deri më tani janë kryer vetëm në klinikat me shërbime më të avancuara, përderisa kjo është hera e parë që kryhet në shërbimin e kardiokirurgjisë.

Ekipa operatore pëbëhej nga dr. Raif Çavolli, kirurg kardiovaskular, dr. Sabjan Memisha, kardiokirug, dr. Shkelzen Murriqi, anesteziolog dhe ekipi tjetër ndihmës nga transfuzionisti, instrumentaret dhe teknikët e anestezionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)