19 Prill 2024

Në Kaliforni fillon shitja e marihunës për qëllime rekreative

Kaliforni, 2 janar - Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara dje ka filluar shitja e marihunës për qëllime rekreative.

Kështu, Kalifornia u bë shteti i tetë amerikan, që e ka miratuar ligjin për lejimin e përdorimit të marihuanës për qëllime të rekreacionit.

Afro 90 biznese e kanë marrë licencën shtetërore për shitje në ditën e Vitit të Ri, 2018.

Në Kaliforni, ku marihuana mjekësore është legale prej vitit 1996, industria e drogës nënkupton biznes të madh.

Me lejimin e marihuanës për qëllime rekreative, pritet që tregu të rritet për 3.7 miliardë dollarë këtë vit dhe mbi 5 miliardë dollarë në vitin 2019, ka raportuar Business Insider.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)