29 Mars 2024

Ndërron jetë ish kryeministri Bajram Rexhepi

Prishtinë, 21 gusht - Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë ish kryeministri Bajram Rexhepi, pas një sëmundje për të cilën ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë.

Vdekja e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, është konfirmuar edhe nga ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu.

Ai ka thënë se ka pasur një komunikim me spitalin ku ka qëndruar Rexhepi dhe është njoftuar për vdekjen e ish-kryeministrit.

Rexhepi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai ndodhej në koma prej disa muajsh dhe ndërroi jetë në një spital turk.

Bajram Rexhepi ka qenë kryeministër i Kosovës nga marsi i vitit 2002 deri në dhjetor të vitit 2004.

Ai ishte edhe ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, deputet i Kuvendit dhe nënkryetar i PDK-së. Së fundmi Rexhepi iu kthye profesionit të tij prej kirurgu në Mitrovicë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)