18 Prill 2024

Ndahet nga jeta prokurori Ismet Ukshini, i cili ka qenë i prekur nga COVID 19

Gjilan, 18 Korrik - Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, më 18 Korrik 2020, me pikëllim të thellë mori lajmin se është ndarë nga jeta prokurori Ismet Ukshini, i cili ka qenë i prekur nga COVID 19.

I ndjeri, Ismet Ukshini ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij, me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit, kontributi i tij ishte i çmueshëm.

Prokuroria Themelore në Gjilan, familjes së të ndjerit, miqve dhe gjithë kolegëve, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Gjithë stafi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjithmonë do t’a kujtojë me respekt dhe nderim!

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)