19 Prill 2024

Ndahen certifikatat e kursit për Shërbime Emergjente Mjekësore

Prishtinë, 29 prill - Organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) - Zyra në Prishtinë, sot në mjediset e IKSHP-së në Prishtinë, u mbajt Ceremonia e dorëzimit të eertifikatave për pjesëmarrësit e kursit “Personi i Parë në Vendngjarje”.

Kursi “Personi i Parë në Vendngjarje” është një nga aktivitetet e organizuara me qëllim të avancimit të aftësive të profesionistëve shëndetësore të nivelit të Kujdesit Parësor Shëndetësor për ofrimin e Shërbimeve Emergjente Mjekësore, në kuadër të përpjekjeve për ngritjen e kapaciteteve vendore në fushën e shëndetësisë.

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre certifikatave, kanë marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së, Ilir Tolaj dhe shefi i Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Skënder Syla,  të cilët  duke i përgëzuar pjesëmarrësit për mbarimin e këtij kursi, kanë kërkuar nga ata që njohuritë e fituara t’i implementojnë gjatë punës së përditshme me personat që kanë nevojë për shërbime emergjente mjekësore.

Në kuadër të këtij kursi  6 javor janë trajnuar 17 përfaqësues të Kujdesit Parësor Shëndetësor nga 16 Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare anekënd Kosovës, duke përfshirë QKMF- Gjakovë,,QKMF -Deçan, QKMF- Prizren, QKMF -Suharekë, QKMF- Kamenicë, QKMF -Gjilan, QKMF- Dragash, QKMF -Ferizaj, QKMF -Viti, QKMF Pejë, QKMF Klinë, QKMF- Skënderaj, QKMF -Mitrovicë, QKMF- Vushtrri, QKMF Lipjan dhe  Ndihmën e Shpejtë- Prishtinë.

Gjithashtu, pëveç kësaj, 5 të përzgjedhur nga ky grup ( duke përfshirë edhe 4 pjesëtarë të Batalionit të Mjekësisë nga FSK-ja), janë trajnuar edhe dy javë si trajnerë kombëtarë të kursit  FPoS (“First Person on Scene).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)