18 Janar 2021

MSH publikon gjendjen e furnizimit me barna të Listës Esenciale

Prishtinë, 19 nëntor - Me qëllim të rritjes së transparencës ndaj publikut dhe ndaj pacientëve dhe me qëllim të eliminimit të keqkuptimeve të ndryshme rreth gjendjes së furnizimit me barna dhe material shpenzues të institucioneve shëndetësore të cilat janë në vartësi të saj, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, që nga dita e sotme ka plasuar në web faqen e saj, gjendjen aktuale të stokut farmaceutik me barna të Listës Esenciale, të cilën mund ta shoh, konsultojë dhe shkarkojë çdo kush që është i interesuar dhe ka qasje në internet.

Kjo listë do të përditësohet sa më shpesh që është e mundur dhe ditëve në vijim, krahas gjendjes së stokut me barna të Listës Esenciale, në web faqen e MSH-së, do të publikohet edhe gjendja e stokut sa i përket materialit shpenzues dhe citostatikëve.

Ministria vlerëson se me publikimin dhe përditësimin e informatave rreth gjendjes së stokut farmaceutik, hapësira për manipulime rreth furnizimeve reale do të zvogëlohet, ndërsa transparenca ndaj publikut do të rritet.

Lista Esenciale dhe gjendja e stokut farmaceutik mund të shkarkohet nga web faqja e Ministrisë së Shëndetësisë: www.msh-ks.org, rubrika Departamenti i Farmacisë, brenda të cilit është Lista Esenciale dhe gjendja e stokut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)