18 Prill 2024

MSh pezullon nga puna Ali Sadriun dhe Time Kadriajn

Prishtinë, 10 shkurt - Pas certifikimit të mandateve të deputetëve të ri për Kuvendin e Republikës së Kosovës nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj, ka nënshkruar sot vendimin për pezullimin nga puna të z. Ali Sadriu, drejtor Ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe të dr. Time Kadriaj, zëvendëskryeinspektore në Inspektoratin Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë.

Një vendim të këtillë, Sekretari i Përgjithshëm e ka marrë duke u mbështetur në

dispozitave të nenit 5 paragrafi 5.4 pika (a), (b), (c), të Rregullores Nr. 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, në mbështetje të dispozitave të nenit 70 paragrafi 2  dhe nenit 72 të Kushtetutës se Republikës së Kosovës, si dhe dispozitave të nenit 17 paragrafi 1 dhe dispozitave të nenit 89 paragrafi 1 nënparagrafi  1.3 dhe paragrafi 2  i  Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Z .Ali Sadriu dhe znj. Time Kadriaj, janë  kandiduar  për Deputet në Kuvendin e Republikës së    Kosovës bazuar në nenin 47 të Ligjit 03/- L 149 dhe Udhëzuesin Nr. MAP- 01.

Në mbështetje të dispozitave të nenit 70  paragrafi 2   “ mandati i deputetit të kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes “ dhe nenit 72 (papajtueshmëria) të Kushtetutës se Republikës së Kosovës.

”Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtroj ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj”.

Po ashtu, sipas  dispozitave të nenit 17  ( Nëpunësit civil të zgjedhur ose të emëruar në detyrë publike jashtë shërbimit civil) - paragrafi 1 përcakton që “Nëpunësit civil mund të mbajnë, përkohësisht, pozita politike.

Gjatë mandatit të tyre në këto pozita, statusi i tyre i nëpunësit civil pezullohet  për shkak të mospërputhshmërisë ndërmjet emërtimit politik dhe statusit të nëpunësit civil,” dhe  dispozitave të nenit 89,  Pezullimi i dakorduar i marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil, paragrafi 1.

Për qëllim të këtij ligji,  rastet në vijim konsiderohen pezullim i dakorduar nga shërbimi civil, sipas  nënparagrafi  1.3 “ marrjes se detyrës së funksionit publik”.

Andaj, bazuar në këto më  sipër, në pajtim me autorizimet dhe përgjegjësitë e veta, të parapara me dispozitat pozitive në Kosovë, Sekretari Tolaj ka marrë vendimin për dy zyrtarët e lartë shëndetësor.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)