28 Mars 2024

MSH nënshkroi kontratë për funksionalizimin e Onkologjisë

Prishtinë, 27 tetor -   Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot me kompaninë Medcenter nga Hungaria “Kontratën për Funksionalizimin e Institutit të Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.


Qëllimi i kësaj kontrate është që Instituti i Onkologjisë të jetë plotësisht funksional dhe të ofroj shërbime shëndetësore cilësore nga lëmi i Radio-onkologjisë në përputhje me standardet ndërkombëtare.


Kontrata parasheh objektivat të cilat do të përmbushen nga kompania e kontraktuar, kohëzgjatjen e projektit, kriteret profesionale dhe stafin që do të angazhohet nga kjo kompani për ofrimin e shërbimeve të radio-onkologjisë, bashkë me planin dinamik të implementimit të radio-onkologjisë.

 
Projekti do të zgjasë 12 muaj, ndërsa vlera e kontratës është 268.200 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)