16 Prill 2024

MSh nënshkroi bashkëpunimin me Spitalin Evropian të Syve

Prishtinë, 3 tetor - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin e Specializuar të Syve –European Eye Hospital me seli në Shkup, për sigurimin e shërbimeve shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet shëndetësore të Kosovës.

Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë këtë marrëveshje e ka nënshkruar Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së, Dr. Ilir Tolaj, ndërsa për Europen Eye Hospital ka nënshkruar Dr. Faruk Semiz, drejtor i këtij spitali.

Në ceremoninë e nënshkrimit Sekretari Tolaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis MSh-së dhe këtij spitali, duke theksuar se ky është spitali i parë i jashtëm me të cilin nënshkruhet një marrëveshje e tillë, e cila do t’u mundësojë pacientëve kosovarë që të marrin disa lloje të shërbimeve shëndetësore oftalmologjike me kushte të mira në një spital të besueshëm, ndërkohë që drejtori i këtij spitali, Faruk Semiz tha se ky spital deri tash ka trajtuar falas një numër të konsideruar të pacientëve kosovarë dhe rezultatet kanë qenë shumë të mira edhe në raste të cilat deri para intervenimeve janë dukur të pashpresa.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, delegacioni i European Eye Hospital është pritur edhe nga Ministri i Shëndetësisë, Dr. Ferid Agani, para të cilit përfaqësuesit e këtij spitali turk me seli në Shkup janë zotuar se do të trajtojnë pacientët kosovarë me korrektësinë më të madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)