29 Mars 2024

MSh në përmbyllje të konkursit të specializimeve

Prishtinë, 20 prill - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se është në fazën e përpunimit final të rezultateve të konkursit të specializimeve, të shpallura nga Ministria bazuar në Ligjin për Shëndetësi dhe Udhëzimin Administrativ nr. 06/2009.

Lejimi i specializimeve në lëmitë ku nuk ka pasur ankesa pas mbajtjes së intervistave me kandidatët do të bëhet së shpejti, ndërsa në rastet ku palët kanë bërë ankesa, pas shqyrtimit të tyre nga Bordi Qendror për Edukim Specialistik dhe Komisioni për ankesa, do ta vazhdohet me procedurat e lejimit të vazhdimit të specializimeve.

Sipas nenit 27 të UA 6/2009, kandidatët që aplikojnë për specializim dhe specializinatët që vijojnë specializimin kanë të drejtë ankese. Ankesat i shqyrton Bordi Qendror në shkallë të parë dhe Komisioni për Ankesa të aplikuesve për specializime dhe specializantë i Ministrisë së Shëndetëisë, në shkallë të dytë , i emëruar nga Ministri i Shëndetësisë.

Pas mbylljes edhe së kësah faze, Ministria do të lëshojë vendimet për fillimin e specializimeve për kandidatët e përzgjedhur.

Bazuar në UA 06/2009, kriteret e hartuara për kërkesat dhe ndarjen e vendeve për specializim ishin të bazuara në numrin aktual të mjekëve specialist sipas institucioneve spitalore, numrin e shtretërve aktualë, raportin aktual shtrat spitalor/mjek, ngritjen dhe funksionalizmin e shërbimeve të reja (spitali i Mitrovicës), profilet deficitare, numrin e mjekëve në specializim, interesin e institucioneve te veçanta, kapacitetet ekzistuese për trajnimin e mjekëve në specializim dhe buxhetin ekzistues për edukim specialistik.

MSh, duke u mbështetur në këtë UA e kishte decentralizuar procesin e ndarjes së specializimeve, duke u dhënë institucioneve shëndetësore mundësi që ato t’i shpllin konkurset dhe  t’i zhvillojnë intervistat me kandidatët.
 
Në konkursin e tanishëm janë lejuar 225 vende për specializime : 37 në Kujdesin Terciar Shëndetësor;  49 në Kujdesin Sekondar Shëndetësor, 115 në Kujdesin Primar Shëndetësor, 4 për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe 20 vende me vetëfinancim në Stomatologji (krahas 3 vendeve të tjera që financohen nga instituciionet).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)