28 Mars 2024

MSH furnizon me proteza totale Klinikën e Ortopedisë

Prishtinë, 22 mars - Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me proteza totale në vlerë prej 210 mijë euro.

Materiali specifik përmbanë protezat  totale për kërdhokulla dhe gjunjë. Përmes këtij materiali do të bëhet i mundur vendosja e protezave për pacientë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, po punon në edukimin e stafit specialistik të Klinikës së Orotpedisë, për  trajnime specifike të ortopedëve jashtë vendit për vendosje të protezave dhe operacione të tjera specifike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)