25 Prill 2024

MSh finalizoi pyetjet për testin kualifikues për specializime

Prishtinë, 29 mars - Bordi Qendror për Edukim Specialistik Pasdiplomik (BQESP) i Ministrisë së Shëndetësisë, ka përfunduar grumbullimin, sintetizimin dhe sistematizimin e pyetjeve të dërguara nga Komitetet Specialistike dhe Katedra e Fakultetit të Mjekësisë, për testin kualifikues për kandidatët për specializime.

Prandaj, kandidatët të cilët kanë konkurruar në konkursin e shpallur për specializime nga Ministria e Shëndetësisë, që nga sot, e martë (29. 03. 2011) listën e pyetjeve mund ta shkarkojnë nga web faqja e Ministrisë së Shëndetësisë: ww.msh-ks.org

Provimi kualifikues do të mbahet pas 2-3 javësh, pasi në ndërkohë, kandidatëve u jepet kohë që të përgatiten.

Për datën e saktë të mbajtjes së provimit kualifikues, Ministria do t’i njoftojë me kohë kandidatët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)