25 Prill 2024

MSH do të hartojë strategji kundër infeksioneve brenda spitalore

Prishtinë, 29 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, i është drejtuar  me një letër drejtorit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Marc Sprenger, duke kërkuar bashkëpunimin zyrtar me këtë qendër, në fushën e kontrollit të infeksioneve brenda spitalore.

Si masë urgjente në ballafaqim me infeksionet brenda spitalore, do të jetë pajisja e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) me laboratorin special për identifikimin e baktereve me rezistencë të lartë në antibioterapi, për çka janë ndërmarrë veprime konkrete.

Me qëllim të kontrollit sa më efikas të infeksioneve brendaspitalore, Ministria e Shëndetësisë, do të miratojë  dhe promovojë së shpejti Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit për Kontrollin e Rezistencës Antimikrobiale si dhe do të nxjerr Udhëzimin Administrativ që të sigurojë zbatimin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)