28 Mars 2024

MSh dhe SDC vlerësojnë pozitivisht Kujdesin Shëndetësor

Prishtinë, 25 prill - Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi i tretë i  Komitetit Drejtues të Projektit të Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë (SDC): “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” në të cilin u raportua për implementimin e fazës së projektit që përfshin periudhën 1 janar - 31 dhjetor 2016.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se zhvillimi i këtij projekti ka rëndësi për sistemin shëndetësor në Kosovë, në veçanti për Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe qytetarët.

“Bazuar në ecurinë e deritanishme të projektit, vlerësojmë se jemi në rrugën e duhur për fuqizimin e shërbimeve përmes komponentëve të projektit për të arritur objektivat tona dhe sigurimin e qasjes për një mbulueshmëri univerzale me shërbime…”, tha Ministri Rrahmani.

Bashkë-drejtuesi i këtij projekti, z. Bernhard Scoland nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, tha se qëllimi i takimit të tretë të Komitetit Drejtues të Projektit është që të jepen informacione rreth ecurisë së deritanishme të këtij projekti dhe aktiviteteve të zhvilluara deri në këtë fazë.

Menaxherja e projektit , znj. Debra Stevenson, tha se në fazën e parë, projekti ka qenë i fokusuar në tre rezultate: Në mbështetjen e mjekëve dhe infermierëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor që të ofrojnë shërbime kualitative shëndetësore për komunitetin, përfshirë edhe grupet vulnerabile; rezultati i dytë - mbështetja e menaxherëve të institucioneve shëndetësore nëpër komunat e përzgjedhura për përmirësimin e performancës për shërbime që u përgjigjen nevojave të komunitetit dhe, rezultati i tretë-angazhimi i vet komunitetit për realizimin e të drejtave për shërbime shëndetësore cilësore dhe qasje në mbrojtjen shëndetësore.

Gjatë elaborimit të aktiviteteve të zhvilluara, Stevenson tha se drejtuesit e projektit janë të kënaqur me angazhimin e akterëve të përfshirë në të gjitha nivelet; është zhvilluar qasje bashkëpjesëmarrëse në projekt; të gjitha trajnimet e ofruara kanë qenë të akredituara nga Bordi për Edukim të Vazhduar Profesional si dhe nga aktivitetet e zhvilluara ka filluar të krijohet edhe një bazë e të dhënave të besueshme.

Në këtë takim, u diskutua edhe për sfidat dhe hapat e periudhës së ardhshme të zhvillimit të Projektit që do të zgjas deri më 2019, e që lidhen me trajnime të mëtejme, ngritje e cilësisë së shërbimeve shëndetësore përmes sigurimit të kujdesit shëndetësor të qasshëm dhe kualitativ; përkrahje për zhvillimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike;ngritjen e kapaciteteve për kualitet të shërbimeve dhe mbikëqyrje të tyre; hulumtime në fushën e shëndetësisë, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)