25 Prill 2024

MSH dhe IKSHPK të ndalen me shkeljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Prishtinë, 30 korrik - OJQ AKTIV ka bere thirrje qe Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) të ndalen me shkeljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në kohën e pandemisë 30 qershor, 2020.

Qeveria e Kosovës me 28 qershor ka prezantuar vendimin për masat e reja për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Me vendim, përveç tjerash, thuhet që të gjithë banorët e Kosovës janë të obliguar t’i “zbatojnë masat parandaluese dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë”.

Megjithatë, anëtarët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë të Kosovës, nuk munden të informohen rreth masave dhe rekomandimeve në fjalë  marrë  parasysh  që  të  dyja  institucionet  dallohen  për  shkeljen  e  Ligjit  për  përdorimin  e gjuhëve, rrjedhimisht duke mosi publikuar informatat dhe njoftimet në gjuhën serbe.

Që prej fillimit të pandemisë, informatat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë kryesisht të disponueshme në gjuhën shqipe, përkundër rëndësisë që kanë në mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Ministria e shëndetësisë me muaj të tërë nuk e ka përditësuar verzionin e aktualizuar të ueb faqësnë gjuhën serbe.

Gjithashtu, ueb-faqja COVID19e aktivizuar nga Ministria e Shëndetësisë është pothuajse e padisponueshme në gjuhën serbe. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike madje as nuk e posedon verzionin e ueb faqëssë saj në gjuhën serbe.

Të gjitha shpalljet dhe njoftimet në profiline rrjetit social “fejsbuk” të institutit në fjalë po ashtu janë kryesisht të publikuara në gjuhën shqipe.

Përveç kësaj, njoftimet për  shtyp  të  Ministrisë  së  Shëndetësisë  dhe  Institutit  Kombëtar  të  Shëndetësisë  Publike  i sigurohen mediave në shumicën e rasteve vetëm në gjuhën shqipe pa përkthim në gjuhën serbe.

OJQ AKTIV dhe disa media në periudhën paraprake janë drejtuar në Zyrën e Komisionerit për gjuhët lidhur me punën e institucioneve respektive, mirpo pa dhënë ndonjë rezultat.Marrë  parasysh  që  institucionet  e  sipërpërmendura  nuk  i  përmbahen  detyrimeve  të  tyre  për  ti publikuar të gjitha informatat edhe në gjuhën serbe, shtrohet pyetja se në çfarë mënyre qytetarët e  komunitetit  serb  dhe  komuniteteve  të  tjera  jo-shumicë  munden  t’i  “zbatojnë  masat  dhe rekomandimet e tyre parandaluese” në lidhje me të cilat as që munden të informohen?

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të të gjithë banorëve në Kosovë por edhe respektimit të  të  drejtave  gjuhësore,  OJQ  AKTIV  kërkon  nga  Ministria  e  Shëndetësisë  dhe  nga  Instituti Kombëtar  i  Shëndetësisë  Publike  zbatim  të  Ligjit  për  përdorimin  e  gjuhëve  dhe  sigurimin  e përkthimit që të gjitha dokumenteve dhe informatave në gjuhën serbe.

OJQ AKTIV thëret Zyren e Komisionerit për gjuhët të ndërmerë masa në përputhje me kompetencat që ka, në mënyrë që shkelja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve mos të bëhet praktikë e zakonshme nëpërinstitucione

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)