20 Prill 2024

MSh dërgon në Gjykatën Supreme çështjen e dënimit nga OSHP

Prishtinë, 4 nëntor - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, pas analizës thelbësore të vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit lidhur për dënimin e shqiptuar lidhur me prokurimin e kontestuar: “Furnizimi me Citostatikë LOT 6 “me nr. prokurimi 206/11/098/111\".

MSh ka vendosur që çështjen e këtij vendimi të OSHP-së ta dërgojë në Gjykatën Supreme të Kosovës, e bindur fuqimisht se vendimi i Panelit Shqyrtues i Organit Shqyrtues i Prokurimit është në kundërshtim me faktet e paraqitura nga Komisioni i vlerësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik te Kosovës.

MSh është e bindur se vendimet e Komisioneve të vlerësimit te Ministrisë se Shëndetësisë janë  në pajtueshmëri me parimet e prokurimit publik dhe zbatimit të plotë me qëllimet për ruajtjen e parasë  publike dhe shëndetit të pacientëve.

MSh vlerëson se me rastin e shpalljes së fituesit ka respektuar Ligjin e Prokurimit dhe duke zgjedhur ofertuesin me 588.500 euro, kundrejt ofertuesit tjetër me 977.000 euro, ka respektuar ligjin, që është konfirmuar edhe me dy vendimet e ekspertit shqyrtues të OSHP-së, të cilat nuk u respektuan pastaj nga paneli shqyrtues i OSHP-së.

Në një situatë, kur sipas të dhënave të “Common European Drug Data Base” vendet e BE-së e blejnë ilaçin Glivec 400 mg me çmimet si p.sh. shembull:  Sllovenia me 78.58 euro për njësi, Republika Çeke me 74.38 euro,  Hungaria me 76.11 euro, Norvegjia me 66. 34 euro, etj, MSh vlerëson se urdhëresa e OSHP-së për të revokuar nenin 22.5 të LPP, që do të nënkuptonte eliminimin e “Rimed” dhe dhënien automatikisht të kontratës për kompaninë “Redoni HM” për çmimin prej 97. 7 euro për njësi, është shkelje që dëmton rëndë buxhetin e Kosovës.

Për më tepër, është i pakuptueshëm edhe insistimi që ky prokurim të kryhet me çdo kusht, ndërkohë që Ministria ka kërkuar të pezullohet ky prokurim dhe u është drejtur donatorëve me kërkesën që ky ilaç të sigurohet falas.

Prandaj, arsyeja kryesore e dorëzimit të çështjes në Gjykatën Supreme janë dallimet esenciale në aspektin profesional të qëndrimeve të MSH-së dhe panelit shqyrtues të Organit Shqyrtues të Prokurimit, dhe dorëzimi i lëndës  ne Gjykatën Supreme te Kosovës behet ekskluzivisht për çështje profesionale dhe të vlerësimit se Ministria e Shëndetësisë në këtë rast është duke mbrojtur fuqimisht dispozitat ligjore të prokurimit publik të Kosovës.

MSh njofton se tash e tutje për çështjen e dënimit do te vendoset përfundimisht nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Çdo vendim i Gjykatës Supreme te Kosovës do te zbatohet ne tërësi nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)