19 Prill 2024

Mjekët nga Europa lindore migrojnë në Gjermani

Berlin, 30 prill - Prej vitesh mjekët polakë, bullgarë dhe rumunë largohen prej atdheut të tyre në kërkim të kushteve më të mira të punës e pagës më të mirë. Më 1 Maj shfuqizohen kufizimet e fundit për hapjen e tregut të punës në Gjermani.

Mbi 5000 mjekë polakë janë larguar nga vendi në tri vitet e parat të anëtarësimit të Polonisë në BE.  Këto ishin kaq shumë, sa shoqatat e mjekëve në vitin 2007 dhanë alarmin. Oferta joshëse bënë që mjekët të vendosin të punojnë në Britaninë e Madhe, në Suedi apo në Zvicër.  Shumë mjekë polakë kanë ardhur edhe në Gjermani. Megjithatë në Gjermani ka pasur kufizime në tregun e punës për të huajt.

Kufizime ka pasur edhe në Austri. Këto rregulla kufizuese do të shfuqizohen nga 1 maji 2011. Ekspertët polakë e konsiderojnë si të paargumentuar frikën, që kanë shprehur disa qarqeve të mjekëve se mund të pritet një valë e re mjekësh nga Polonia.

Vendet e punës në Gjermani ndërkohë preferohen edhe prej mjekëve nga Bullgaria e Rumania, vende më të reja anëtare të BE-së këto. Por këto dy vende duhet të durojnë edhe dy vjet derisa rregullat kufizuese të shfuqizohen edhe për to.

Polonia: \"Nuk do të ketë ndryshime të mëdha\"

Hapja e tregut gjerman të punës  nuk do të shkaktojë valë të re të emigracionit të mjekëve për në Gjermani, parashikon Bogdan Milek, kryetar i shoqatës së mjekëve polakë në Gjermani:  \"Nuk do të ndryshojë asgjë, sepse ndërkohë shumë mjekë nga Polonia -unë llogaris me mbi 500 syresh -punojnë në Gjermani, fillimisht ata që erdhën ishin gjermanë të riatdhesuar si dhe refugjatë apo ekspertë që u pranuan më vonë në tregun e Gjermanisë. \"

Përveç kësaj, sipas Milek, kufizimet që ekzistonin deri më tani mund të kapërceheshin lehtë prej sipërmarrësve dhe punëmarrësve. Edhe Ministria polake e Shëndetësisë nuk parashikon ekzod të mjekëve drejt Gjermanisë.  Madje mjekët do të kthehen në atdhe, thuhet në Varshavë. Rritja e pagave në Poloni ka bërë efektin e vet në këtë drejtim. 

Përveç kësaj kriza ekonomike i ka përkeqësuar kushtet për mjekët polakë jashtë vendit, thuhet në ministri.  Këtë vlerësim e mbështesin edhe shoqatat polake të mjekëve - Krahasuar me vitin 2004 ato kanë lëshuar dhjetë herë më pak vërtetime, që janë të domosdoshme për punësimin jashtë vendit.

Bullgaria: Pritet largim i mjekëve bullgarë

Edhe për mjekët bullgarë që kanë të dëshirë të emigrojnë, anëtarësimi në BE është i lidhur me disa lehtësime - ndonëse kufizimet për tregun e punës në BE do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri në vitin 2013.

Diplomat nga Bullgaria dhe Rumania janë njohur në BE qysh përpara anëtarësimit. Sipas shoqatës bullgare të mjekëve vitin e kaluar rreth 500 mjekë janë larguar nga vendi dhe tendenca është në rritje. 

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë lëshuar 145 vërtetime për punësime jashtë vendit.  E kjo nuk të befason, sepse për të njëjtën punë mjekët bullgarë paguhen dhjetë herë më shumë në vendet e Evropës Perëndimore se sa në vendin e tyre.  Një mjek me një specializim të trefishtë fiton në kryeqytetin bullgar rreth 370 euro në muaj, njofton shoqata e mjekëve.

Mjekët nuk duan të largohen vetëm për arësye të pagave të uleta, por edhe për shkak të infrastrukturës së keqe dhe pajisjeve të dobëta nëpër spitale. Korrupsioni është një tjetër tipar negativ i sistemit bullgar të shëndetësisë: Shumë pacientë e shohin veten të detyruar që për shërbime të caktuara dhe për medikamente të paguajnë ekstra, ndonëse kanë sigurim shëndetësor. Të ndjekësh kurset e specializimit mjekësor në kushte të tilla nuk është aspak motivuese, thotë Nevjana Dragneva.

Ajo nuk është e vetmja, që mendon kështu: \"Shumica as që duan t\'i kryejnë në Bullgari studimet për mjekësi, sepse kushtet janë vërtetë të këqija. Portat për në Evropën Perëndimore janë të hapura, për aq kohë sa ekziston kjo mundësi shumë të rinj kanë qenë jashtë vendit e njohin gjendjen dhe mund të bëjnë krahasimin.\" Ndaj janë të shumtë studentët që vendosin të studiojnë jashtë, thotë 31 vjeçarja.

Rumani: Emigracioni i mjekëve më i larti

Sistemi shëndetësor i Rumanisë ka probleme të ngjashme si në Bullgari. Emigracioni i mjekëve në Rumani është shumë më i lartë se në Poloni dhe Bullgari. Qysh pas anëtarësimit të vendit në BE në vitin 2007, 6000 mjekë dhe farmacistë rumunë janë larguar nga vendi i tyre. 

Mijëra të tjerë kanë aplikuar  qysh nga viti 2010 për vende pune jashtë Rumanisë. Gjithashtu Rumania është një ndër vendet që renditet nga fundi në BE, sa u përket numrit të mjekëve në raport me dendësinë e popullsisë.  Rreth dy mjekë janë përgjegjës për mëse 1000 banorë. Mesatarja në BE është 3,3 mjekë për 1000 banorë, thotëeurodeputetja rumune Oana Antonescu.

Ekzodi i mjekëve është një dëshmi për dështimin e politikës, mendon Gheorghe Andrei Dan nga Fakuleti i Mjekësisë në Bukuresht: Në Rumani praktikohet mjekësia si në fushën e luftës. Nuk ka para për investime dhe teknologji të reja, dhe procesi është shumë më i ngadalshëm se në vendet e tjera.

Nga një mjek i ri sado i shkëlqyer qoftë ai në profesion nuk mund të kërkosh që të bëhet martir i mjekësisë në Rumani, kur në Evropën Perëndimore apo në SHBA ai ai mund të ushtrojë prfoesionin e tij me standardet e shekullit të 21-të.\"

Verën e 2010 qeveria rumune uli me 25% pagat në sektorin e shërbimeve publike, duke përfshirë këtu edhe mjekësinë, për të rikuperuar buxhetin.  Kësisoj pagat gjithësesi të ulëta për mjekët u pakësuan edhe më shumë.

Kjo është një arësye më shumë për mjekët që të emigrojnë.  Për aq kohë sa kushtet në sistemin e shëndetësisë nuk do të ndryshojnë, mjekët do të emigrojnë drejt Evropës Perëndimore, në kërkim të kushteve më të mira të punës dhe të vlerësimit të punës së tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)