19 Mars 2024

Mjekët e QKUK-së i heqin pacientit tumorin 18 centimetra në veshkë

Prishtinë, 18 nëntor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të dtiru së është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit  I.SH,  i lindur më 1954, t’i  hiqet një tumor masiv në veshkën e djathtë.

Shpend Fazliu zëdhënës i QKUK-së ka thënë së tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit (stomakut), duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut (Vena kava inderior) dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme  të mëlçisë.

"Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut ( siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm ) dhe mëlçinë", ka theksuar Fazliu.

Operacioni sipas tij ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile.

"Në përvojën e ekipit  mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale", ka thënë Fazliu.

Ekipa operatore përbëhej nga: Dr.sci. Rexhep Kasumaj, Dr.sci. Isa Haxhiu ,Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheqë,  Dr. Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve,  Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)