20 Prill 2024

Mjekë nga Amerika kontrolluan 116 fëmijë me problem në zemër

Prishtinë, 5 gusht - Me organizim të Organizatës Gift of Life Internetional, menaxhere dhe vullnetare e së cilës punon znj. Albana Krasniqi, me qëndrim në Amerikë dhe koordinim të Gift of Life Kosova, nën udhëheqjen e Prof. dr. Mazllum Belegu, me bashkëpunim, mbështetje dhe organizim të drejtorisë së përgjithshëm të SHSKUK-së, të menaxhuar nga dr. Curr Gjocaj, një ekip i mjekëve nga Amerika për një javë ka kontrolluar një numër të madh të fëmijëve me probleme dhe anomali në zemër.

Ekipin mjekësor e përbënin Robert Raylman, shef ekzekutiv, Dr. Joseph Gaffny, kardiolog, dr. Fatos Rugova , kardiolog, znj. Margaret Challenger, teknike ekografisë dhe infermier Mickey Wider.

Për një javë ekipi mjekësor  kontrolloi 116 fëmijë, 49 ishin kontrolle për fëmijët të cilët janë operuar më  herët me ndërmjetësim  nga organizata,  si donacion në Amerikë, përderisa  67 raste ishin  të  reja. 

Nga 67 rastet e kontrolluara, 17 fëmijë kanë  nevojë për intervenim kirurgjik, intervenime  të cilat pritet të kryhen brenda  këtij viti.

Për koordinim të punës dhe organizim sa më të mirë me ekipin nga Amerika,  drejtori Gjocaj, kishte  formuar komisionin në përbërje të  Dr. Shemsi Veseli, specialist i Biokimisë dhe anëtar i Bordit të SHSKUK – së, Dr. Fakir Spahiu – drejtor i shërbimit klinik të Mjekësisë Nukleare, Dr. Muharrem Avdiu - drejtori i Klinikës së Pediatrisë.

 Ekipi i formuar, bashkë me drejtorin Gjocaj, ka vizituar ekipin mjekësor gjatë kohës sa po kontrollonin fëmijët dhe është njohur për punën që ata kanë bërë dhe në lidhje me kontrollimin e fëmijëve.

Organizata Gift of  Life Interational ndihmon 1500 fëmijë  në vit, në  mbi 70 vende të  botës  për më shumë se  40 vjet.

Në fillim të vitit 2009,  janë vënë kontaktet e para mes dy organizatave dhe nga 2009 – 2012,  vetëm 9 fëmijë ishin ndihmuar nga Kosova.

Znj. Albana Krasniqi, e angazhuar si vullnetare e organizatës nga 2012, ka sponsorizuar  misionin e parë  të  skriningut,  cili ishte mbajtur në muajin  Maj të vitit 2012 , në Klinikën e Pediatrisë.

 Që nga ajo kohë,  GOLI ka mbajtur 4 misione skriningu dhe janë kontrolluar mbi 350 fëmijë dhe janë ndihmuar rreth 93 raste.

Znj. Albana,  si   drejtoreshë  e organizatës po angazhohet  të rris fonde për të mbuluar shpenzimet e këtyre operimeve.  Poashtu, ajo koordinon dhe organizon shkuarjen e fëmijëe në New York dhe strehon familjarët e fëmijëve.

Në takimin mes drejtorit Gjocaj dhe organizatorëve, palët u pajtuan për vazhdim të mëtejmë të bashkëpunimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)