20 Prill 2024

Mjekë nga Amerika bëjnë homazhe homazhe tek Kompleksi “Adem Jashari”

Prishtinë, 4 qershor -  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, i shoqëruar nga  z. Berat Gegaj, udhëheqës i organizatës “Kosovo Hope”, dr. Osman Veliu, drejtor për shëndetësi në Komunën e Skenderajt, bashkë me një  delegacion të ekipit  mjekësorë nga Amerika,  kanë bërë vizitë dhe homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

 

Ekipi  mjekësorë  nga SHBA, po qëndron në Kosovë për herë të tretë me iniciativë të Kosova Hope,  me ç’rast do të kontrollojnë pacientët e Kosovës dhe do të trajnojnë stafin vendas.

 

Bazuar  në marrëveshjen e mirëkuptimit të lidhur ndërmjet  SHSKUK dhe Kosovo Hope, parashihet që një ekip i mjekëve nga QKUK të shkojë për trajnim në SHBA.  

 

Ky është orari dhe lokacioni i vizitave të mjekëve amerikanë në Kosovë


04 Qershor – Prekaz , Komuna Skenderaj ( shkolla fillore ) nga ora 8:00-16:30


04 Qershor – Iliridë, Komuna Mitrovicë,  nga ora 8:30-16:00


05Qershor - Lipjan ( shkolla “ Ulpiana “) nga ora 8:00-16:00


05 Qershor – Zhur ,komuna Prizrenit ( shkolla fillore) nga ora 8:00-16:00


06 Qershor – Bllace ,Komuna Suharekë ( shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00


06 Qershor – Gelanc, Komuna Suharekë ( shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00


07 Qershor – Nishor,Komuna Suharekë ( shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00


07 Qershor – Doberdelan, Komuna Suharekë(shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00


08 Qershor – Komoran , Komuna Drenas ( shkolla fillore ) nga ora 08:00-16:00


08 Qershor – Sallagrazhde, Komuna Suharekë ( shkolla fillore ) nga ora 08:00-16:00

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)