19 Prill 2024

Mitrovica prioritet numër një i Ministrisë së Shëndetësisë

Prishtinë, 30 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot në një takim kryetarin e Mitrovicës, Avni Kastrati.

Në këtë takim u theksua rëndësia e ngritjes së shërbimeve shëndetësore në komunën e Mitrovicës, veçanërisht në Kujdesin Dytësor Shëndetësor, ku Ministri Agani e njoftoi kryetarin e kësaj komune se me rastin e përpilimit të buxhetit, çështja e shërbimeve shëndetësore në Mitrovicë ka qenë prioritet numër një i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri Agani tha se është siguruar shtimi i numrit të punëtorëve dhe mjeteve buxhetore për investime kapitale për shëndetësinë në këtë komunë, ndonëse jo në masën e kërkuar dhe u dha zotimi se çështja e Spitalit të Mitrovicës, do të jetë prioritet për MSh-në edhe më 2011, duke pasuar parasysh faktin se shërbimet e Kujdesit Dytësor Shëndetësor në Mitrovicë, kanë qenë shumë të goditura nga zhvillimet politike në vend.

Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, e ka falënderuar Ministrin Agani për interesimin e tij për shëndetësinë në komunën e Mitrovicës dhe u arrit pajtimi për punë të përbashkët për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për Mitrovicën.

Ministri Agani takoi po ashtu edhe drejtuesit e Shoqatës së Minatorëve të Kosovës, të cilët e uruan atë për detyrën e Ministrit.

Në këtë takim u bisedua për vështirësitë e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore nga ana e minatorëve dhe familjeve të tyre.

Ministri Agani është zotua se do të angazhohet që anëtarët e Shoqatës së Minatorëve do ta gëzojnë respektin e duhur me rastin e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)