28 Shkurt 2020

Mitrovica organizon fushatë vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit

Mitrovicë, 30 tetor - Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OJQ “Mundësia”, kanë mbajtur disa aktivitete të organizuara në kuadër të muajit Tetor, si muaji kundër kancerit të gjirit.

Fillimisht është mbajtur një takim në Sallën e Kuvendit Komunal  me karakter informues dhe vetëdijesues, me qëllim të parandalimit dhe diagnostifikimit të hershëm të kësaj sëmundje.

Në këtë takim mori pjesë nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri- Hasani, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Teuta Fejza, si dhe një numër i konsiderueshëm i grave, vajzave dhe të interesuarve tjerë.

Në fjalën e tij nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka thënë se  Komuna e Mitrovicës vite me radhë ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për sëmundje të ndryshme, me theks të veçantë për sëmundjen e kancerit të gjirit, si një sëmundje e cila po merr hov çdo ditë e më shumë, andaj është shumë e rëndësishme që të kemi një shëndet të mirë të gruas.

Ndërsa, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, theksoi se interesimi i madh për pjesëmarrje dhe informim tregon vetëdijesimin e krijuar nga qytetarët e komunës sonë, dhe se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje ndihmon në trajtimin më të lehtë.

Po ashtu drejtoresha Barani, përmendi edhe aparaturën mjekësore mamografin me të cilën është pajisur QKMF-ja vitin e kaluar, e arritur  kjo falë iniciativës së OJQ “Mundësia” dhe në mbështetje të Drejtoreshës së Shëndetësisë. Ajo inkurajoi gratë që vazhdimisht të bëjnë kontrolla ultrasonografike dhe monografike.

Ndërsa drejtoresha e OJQ "Mundësia", Hasime Tahiri-Hasani, ka njoftuar të pranishmit rreth punës që po bënë shoqata e saj në projektet dhe aktivitetet në drejtim të forcimit të rolit të femrës dhe edukimit të saj me qëllim rritjes së pjesëmarrjes së saj në shoqëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020  - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)