28 Mars 2024

Mitrovica bëhet me portë për dezinfektimin e qytetarëve

Mitrovicë, 3 prill - Djemtë e kryetarit Bahtiri, kanë sjellur donacion nga Holanda një portë për dezinfektimin e qytetarëve të Mitrovicës, e cila sot është vendosur në sheshin e qytetit afër QKMF-së “ Dr. Nexhat Çuni”.

Gjatë testimit të kësaj porte mori pjesë edhe kryetari, Agim Bahtiri, i cili tha se ndonëse në Mitrovicën jugore ende nuk ka të infektuar me virusin COVID-19, komuna është duke marrë vazhdimisht të gjitha masat e duhura për mbrojtje nga ky virus, dhe se ky donacion është shumë i nevojshëm, pasi që do t’u mundësoj secilit qytetar që del të kryej dezinfektimin përmes kësaj porte.

“Kjo është një kabinë dezinfektive që është marrë model nga Japonia me një teknologji të avancuar për dezinfektimin e secilit person që hyn aty. E kemi vendosur në shesh për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të dezinfektohen”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)