15 Prill 2021

Miratohet reforma shëndetësore e Presidentit amerikan Obama

Washington, 22 mars - Pas një lufte të gjatë politike dhe një diskutimi të jashtëzakonshëm emocional, që zgjati gati 12 orë, Dhoma e Përfaqësuesve  e Kongresit Amerikan në Uashington, ka miratuar reformën shëndetësore të Presidentit Barack Obama.

32 milionë amerikanë deri tani të pasiguruar, përmes këtij ligji, do të kenë sigurim shëndetësor. Me këtë ligj tani sigurohen rreth 95 për qind e popullsisë së SHBA-së, ndërsa deri tani të siguruar janë 85 për qind.

Kështu Obama mundi të arrijë të realizojë planin e tij më të rëndësishëm në politikën e brendshme. Obama foli për një \"fitore të popullit amerikan\".\"Kjo nuk është një fitore për një parti, por për popullin amerikan. Tani duhen bërë menjëherë analizat: çfarë do të thotë kjo për demokratët dhe çfarë do të thotë për republikanët?\"

Megjithatë, jo të gjitha problemet për kujdesin shëndetësor në SHBA u eliminuan. Për projektin dhe një paketë ndryshimesh votuan  219 deputetë, tre më shumë se sa ishte e nevojshme. 34 demokratë votuan së bashku me republikanët kundër.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)