19 Prill 2024

Miratohet koncept dokumenti për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin mjekësor

Prishtinë, 26 qershor - Në mbledhjën e sotme të qeverisë është miratuar Koncept dokumenti për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor dhe Koncept dokumentin për rregullimin e fushës së marrëdhënies së punës. 

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Bordit menaxhues  të Lotarisë së Kosovës.

Miratimin e Qeverisë e kanë marr edhe tri Koncept dokumente:

- Koncept dokumenti për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor adreson nevojën e rregullimit të kësaj fushe në sistemin shëndetësor të Kosovës me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit, përmirësimin e kualitetit të jetës. Koncept dokumenti propozon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin riprodhues me qëllim të eliminimit të problemeve aktuale në këtë fushë.

- Koncept dokumenti për rregullimin e shpronësimit të pronës së paluajtshme i cili adreson sfidat në implementimin e dispozitave të tanishme ligjore të përcaktuara në Ligjin për shpronësimet e pronës së paluajtshme.

Bazuar në rekomandimet nga Avokati i Popullit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinorë në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka diskutuar edhe me akterët tjerë dhe ka rekomanduar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit.

- Koncept dokumenti për rregullimin e fushës së marrëdhënies së punës i cili ka për synim avancimin  e kushteve të punës për punëtorët, realizimin e të drejtës së lehonisë, luftimin e punësimit informal, garantimin e standardeve minimale për sigurinë dhe shëndetin në punë në pajtim me standardet ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)