24 Prill 2024

Ministria e Shëndetësisë ndihmon spitalin e Mitrovicës

Mitrovicë, 4 nëntor - Hapat e ndërmarrë nga Komuna e Mitrovicës për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, në radhë të parë për ato që lidhen me spitalin rajonal “Sami Haxhibeqiri”, kanë nisur të japin efekt.

Në këtë kontekst, Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka reflektuar duke marrë disa vendime konform kërkesave të zyrtarëve mitrovicas.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Shaqir Demiri, tha se problemi më i madh për spitalin e ri është mungesa e kuadrit, për çka Komuna ka marrë disa hapa për përmirësuar gjendjen.

Në këtë kuadër ai përkujtoi se para disa muajsh komuna ka bërë një marrëveshje mirëkuptimi me spitalin për mbështetje dhe ndihmë për sigurim të burimeve njerëzore.

Ndërsa sa i përket masave të Ministrisë së Shëndetësisë, ai sqaroi për vendimin e marrë që Klinika e Kirurgjisë e QKUK-së në Prishtinë, spitali rajonal në Mitrovicë dhe spitali i Vushtrrisë, të realizojnë marrëveshje bashkëpunimi për tejkalimin e problemit të mungesës së kuadrit.

“Është vendim i MSH është që QKUK-ja të siguroj ekip mjekësor (2 kirurgë dhe 2 anesteziologë) për kujdestari 24 orëshe në spitalin rajonal në Mitrovicë”.
 
Drejtori Demiri tregoi se një vendim tjetër është që spitali i Vushtrrisë të ketë në gatishmëri të përhershme ekipin e përbërë nga 1 kirurg dhe 1 anesteziolog për ndihmë shërbimeve mjekësore për spitalin rajonal në Mitrovicë.

“Drejtori ekzekutiv i QKUK-së dhe drejtori i spitalit të Vushtrrisë që të përcjell zbatimin e këtij vendimi”.

Sqaroi se moszbatimi i vendimit nga personat përgjegjës  nga Ministria e Shëndetësisë konsiderohet refuzim i urdhrave të punës. “Ky vendim hyn në fuqi prej 15 nëntorit të këtij viti”.

Këto masa, drejtori Demiri i vlerëson si shumë të rëndësishme meqë do të ndikojnë që të përmirësohen shumë shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Ai thekson se këto masa që janë marrë nga MSH-ja mundësojnë që reparti i kirurgjisë të funksionalizohet në spitalin rajonal.

Ky vendimi i MSH është mirëpritur nga drejtuesit e spitalit rajonal në Mitrovicë. Drejtori i këtij spitali, Agim Peci, tha se problemet për kuadër ende vazhdojnë të jenë të mëdha. Tha se kanë mungesë për kirurgë dhe anesteziologë.

Poashtu ai përmendi edhe nevojën për motra medicinale, për të mbuluar të gjitha repartet që të jenë funksionale. “Kemi nevojë për 6 kirurgë, për 7 anesteziologë dhe për 150 motra medicinale”.

Tha se aktualisht në këtë spital me 200 shtretër janë duke punuar 322 punëtorë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)