19 Prill 2024

Ministri Ismaili vizitoi Spitalin e Gjilanit

Prishtinë, 12 tetor - Në kuadër të vizitave që është duke ua bërë institucioneve shëndetësore, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, vizitoi sot Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ku me profesionistët shëndetësor dhe menaxhmentin e spitalit bisedoi për punën që bëhet në këtë spital, sfidat dhe përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

“Jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë për Gjilanin dhe dësiuroj të ju falënderoj shumë për punën dhe sakrificën që bëni për qytetarët në këtë sektor shumë të rëndësishëm”, tha Ministri Ismaili gjatë bashkëbisedimit me stafin e spitalit.

Ai foli edhe për angazhimet që do  t’i këtë në krye të institucionit që menaxhon shëndetësinë kosovare dhe pritjet e tij.

“Ne do t’i përkthejmë pritjet në rritje të buxhetit, rritje të stafit, në investime kapitale dhe furnizim të mirë me barna e material shpenzues, me qëllimin parësor që t’u shërbejmë mirë dhe me kohë pacintëve”, theksoi Ministri Ismaili.

Ai tha se do të kërkojë shërbime më të mira për pacientët, transparencë në punë dhe llogaridhënie.

“Nuk jemi një vend që nuk mund t’u japim përgjigje kërkesave në shëndetësi. Do të punojmë së bashku dhe do t’u japim përgjigje nevojave të qyetarëve tanë për shërbime më të mira shëndetësore”, tha Ministri Uran Ismaili.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)