25 Prill 2024

Ministri i Shëndetësisë viziton materniteti në Spitalin në Ferizaj

Prishtinë, 1 tetor - Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndet Reproduktiv, me përkrahjen e UNICEF-it dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Shërbimet Klinike Univerzitare të Kosovës, QKMF-të, Postën e Kosovës, si dhe partner të shumtë si Save the Children, Shoqata e mamive, grupet përkrahësve, grupi për Institucionet Mike të Foshnjës, do ta shënojnë Javën e të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë nga 1 deri më 7 Tetor 2017.

Motoja e këtij viti është “Ta mbështesim gjidhënien së bashku”. Me këtë rast sot, do të vizitohet materniteti në Spitalin në Ferizaj.

Në këtë vizitë janë të ftuar Ministri i Shëndetësisë, Drejtorët e Departamenteve në MSh, Kryetari i Komunës së Ferizajit, Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Drejtori i ShSKUK, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Udhëheqësja e grupit për IMF, Shefi i maternitetit, Shefi dhe Zëvendës Shefi i Zyrës së UNICEF-it, profesionistë të tjerë, OBSh, Save the Children, Kryqi i Kuq i Kosovës, Shoqata e mamive, Asociacioni për Nëna dhe Fëmijë, mediat.

Java për të ushqyerit me qumësht gjiri shënohet në shumë vende për të theksuar dhe sensibilizuar të gjithë dhe në këtë mënyrë për të përkrahur këtë praktikat efektiv dhe të bazuar në fakte.

Gjatë javës së shënimit së të ushqyerit me qumësht të gjiri, do të organizohen aktivitete të ndryshme me përkrahjen e shumë institucioneve dhe organizatave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)