28 Mars 2024

Ministri Ferid Agani priti delegacionin e lartë të ECDC-së

Prishtinë, 18 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot një delegacion të lartë të Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (European Centre for Disease Prevention and Control – ECDC), të kryesuar nga Dr. Dominique Monnet, Koordinator i Programit për Rezistencën antimikrobike dhe Infeksionet spitalore në kujdesin shëndetësor.

Delegacioni i ECDC-së po qëndron në Kosovë me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë dhe ka si mision vlerësimin e situatës sa i përket infeksioneve antibiorezistente në Kosovë, si dhe mundësitë për ballafaqimin sa më adekuat me to.

Ministri Agani shprehu kënaqësinë për përgjigjen e shpejtë ftesës së dërguar dhe ofroi bashkëpunim të plotë të MSH-së në periudhën e ardhshme, me qëllim të çrrënjosjes së infeksioneve intrahospitalore dhe infeksioneve antibiorezistente , të lidhura me kujdesin shëndetësor.

Delegacioni i ECDC mirëpriti hapat e ndërmarrë nga MSh-ja në këtë drejtim, veçanërisht miratimin e Strategjisë për infeksione antibiorezistente dhe Planin e Veprimit,  si dhe nxjerrjen e shpejtë të Udhëzimit Administrativ për zbatimin e saj.

Misioni i ECDC-së do të vizitojë institucione relevante shëndetësore në Kosovë dhe do të qëndrojë në vendin tonë deri më 20 prill, kur do të takohen sërish me Ministrin Agani, për t’i paraqitur rezultatet e studimit, përfundimet dhe rekomandimet konkrete.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)