28 Mars 2024

Ministri Bukoshi priti një delegacion të FRYDOM-it

Prishtinë, 13 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë me kabinetin e tij, priti sot në një takim përfaqësuesit e organizatës FRIDOM, të kryesuar nga Ugis Sics, me të cilët është diskutuar për ecurinë e rishikimit funksional të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas rekomandimeve të FRIDOM, Ministria e Shëndetësisë, sikurse edhe ministritë e tjera kanë përcaktuar drejtimet kryesore të Planit Zhvillimor Strategjik që përfshijnë ndryshimin e fokusit kryesor të Ministrisë nga administrimi dhe menaxhimi i drejtpërdrejt i shërbimeve shëndetësore drejt një Ministrie të fokusuar në politikë-bërje të cilësisë së lartë, planifikim , rregullim, monitorim dhe rishikim.

Në këtë takim është biseduar për reformën e mëtejme në strukturës së Ministrisë me qëllim të rritjes së efektshmërisë së saj.

Ministri Bukoshi ka falënderuar përfaqësuesit e FRIDOM-it për ndihmën në këtë proces të rishikimit funksional, efektet e të cilit pritet të jepen pas një kohe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)